Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur nga Shkodra për arrestimin e gjyqtares së Durresit për korrupsion, Mimoza Margjeka.
Kim vlerësoi punën e SPAK, duke u shprehur se ka pasur tentativa për ta penguar.
“Kemi parë disa që po pengojnë punën e SPAK. Përshëndes arrestimet me urdhër të SPAK. Shpresoj që SPAK të funksionojë plotësisht. SPAK duhet të qëndrojë fort për të vijuar punën”, u shpreh Kim.
Ambasadorja e SHBA i bëri komentet pas një takimi që zhvilloi me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.
LEXO EDHE:
Yuri Kim nga Shkodra: Jo presione ndaj SPAK! Po tremben gjyqtarë e prokurorë