Kryesore

Arrestimi i Loredanës: Ylli shqiptar i muzikës na mori pasurinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:27 - 08/05/19 |
mapo.al

Këngëtarja Loredana, partnerja e Mozzik, është arrestuar një ditë më parë në Zvicër. Ajo akuzohet për mashtrim të një çifti zviceran. Lexoni më poshtë raportimin e portalit ’20minuten’.





Policia e kantonit të Lucernit ka arrestuar mbrëmjen e shkuar raperen e njohur, Loredana Zefi, në një banesë në qytet. Po ashtu policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e saj. “Prokuroria e Lucernit ka kryer një kontroll pas dyshimeve për mashtrim,” tha zëdhënësi Simon Kopp. Akoma nuk ka pasur një marrje në pyetje. Për momentin, për Loredana Zefin aplikohet prezumimi i pafajësisë.


Reperja dhe vëllai i saj i madh kanë mashtruar një çift nga Valisa, Petra Z. dhe i shoqi, Hans, 52 dhe 53 vjeç. Mendohet se ata u kanë marrë mbi 900 mijë franga. “Më kanë mashtruar, shtantazhuar, detyruar dhe kërcënuar,” thotë Petra Z. Në pranverë të vitit 2018, gruaja ngriti një padi në polici ndaj Loredana Zefit dhe vëllait të saj. Padia ndaj vëllait të Loredanës ra poshtë. Arsyeja? Pagesat u bënë vullnetarisht. Përveç kësaj, Petra Z. kishte shpërfilluar masat parandaluese më kryesore.




Për thuajse dy vjet, kamarierja u njoh me një person në internet, të cilit i dërgoi 87 mijë franga për një operacion të dyshuar. Huaja u rrit në 200 mijë franga. Por paratë nuk i mori kurrë mbrapsht. Në vend të kësaj, pak muaj më vonë para Petra Z. u paraqit një vajzë e re, e cila tha se ishte avokate dhe i premtoi kthimin e parave me mjete ligjore. Brenda pak muajsh, avokatja e dyshuar arriti të marrë nga Petra dhe i shoqi mbi 700 mijë franga. Për këtë shumë ata hynë në borxh tek miqtë dhe të afërmit.


Një hulumtim tregon se vajza që pretendonte se ishte avokate, është ylli i Instagramit dhe reperja Loredana Zefi. Ajo është motra e personit që negocoi me Petrën në internet. “Loredana dhe vëllai i saj, Berati na kanë marrë gjithçka. Paratë, banesën. Thuajse gjithçka për ne njerëzit e thjeshtë, që kemi punuar shumë për këto para,” thotë Petra. “Kam dashur të vras veten për shkak të kësaj”.


Si nisi gjithçka?

Në qershor të vitit 2016, Petra ndjehej e vetmuar. Ajo u fut në një portal të komunitetit, në kërkim të shoqërisë. Aty u njoh me Antonio Cas, me të cilin pati disa biseda të këndshme. “Ishte fantastik në biseda, çdo dy ditë i shkruanim njëri-tjetrit në WhatsApp”, kujton ajo.

Një ditë ranë dakord të takoheshin. Thjesht për një kafe, pasi ajo është e martuar prej 28 vitesh. Në bisedë, ai i tregoi se punonte në një aeroport. “Ishte kaq i besueshëm”, kujton Petra.

Dy muaj pasi u njohën, Antonio nisi të kërkonte para. “Më tha se mamaja e tij ishte sëmurë dhe kishte nevojë për një veshkë të re. Për shkak se nuk kishin siguracion, trajtimi nuk ishte i mundur në Zvicër”. Petra i dha borxh 87 mijë franga në një takim në një restorant. “Më falenderoi dhe më tha se do m’i kthente paratë në fund të vitit”. Ajo nuk i tha të shoqit, por kur ai kontrolloi llogarinë bankare, mbeti pa frymë, kujton shoferi i kamionit.

Katër muaj kaluan dhe ai nuk po i kthente paratë. Çifti vendosi të shkonte ta takonte në aeroport. Kur shkuan atje, i kërkuan pasaportën. Aty nuk shkruhej Antonio, por Berat. Kur vendosën të ngrenë padi ndaj tij, policia tha se ishte dhurim i vullnetshëm iu parave. “U shkatërrova,” kujton Petra.

Në janar të vitit 2017, Berati u tha se i kishte lënë paratë në një kazino. Ai kërkoi para shtesë, duke thënë se një mik në kazino i kishte premtuar se mund t’i rifitonte paratë. Nga janari deri në shkurt, Petra i dha tre herë para, në shumën 200 mijë franga. Në mars, Berati tha se do nënshkruante një kontratë për njohjen e borxhit. Për gjysmë viti nuk dëgjuan asgjë prej tij. Berati u sqaroi më vonë se kishte qenë në burg.

Një ditë në shtator të vitit 2017, një grua e panjohur i mori në telefon. Ajo i tha Petrës se ishte një avokate me emrin Anna Landmann, që kishte mësuar për rastin e tyre të mashtrimit. Ajo u premtoi se do ua kthente paratë mbrapsht. “Në momentin e parë mendova, ja dikush që mund të na ndihmojë,” kujton Petra. Kjo ndjesi iu shtua kur u takuan në Zyrih. “Ajo ishte një vajzë shumë miqësore dhe simpatike. Mendova se duhej të ishte e ndershme”.

Fillimisht ‘avokatja’ kërkoi 12 mijë franga. Ajo vazhdonte të kërkonte para, tashmë duke bërë presion. Në një rast e kërcënoi me bastistje. Kërcënimet nisën të bëheshin në telefon. Më pas edhe në WhatsApp.

Anna Landmann nisi të kërkonte edhe bizhuteri. “Më mori edhe varësen me kryq që mbaja në qafë”. Brenda nëntë muajsh, ‘avokatja’ mori prej çiftit mbi 700 mijë franga.

E dëshpëruar, më 15 shkurt të vitit 2018, Petra mbërriti në zyrat e portalit ’20 minuten’ me foton e gruas që i kishte mashtruar. Ajo në fakt ishte Loredana Zefi, këngëtarja shqiptare me miliona fansa.

“Kur pashë foton, u shokova”. Pasi u përball me Loredanën, ajo qeshi dhe tha se ajo ishte motra e saj, pasi ngjajnë shumë.

“Ajo na kërkonte makina, Mercedes, BMW, Porsche. I duheshin makina luksi”.

Ditët në vazhdim, Loredana dukej se po tregonte pendesë. Por policia e kishte në shënjestër derisa e arrestoi një natë më parë në një banesë në Lucern.

<
>
18 5626FA15E438FF7A841B671698EE8338-1
1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas