Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Kryeministri dhe ku njoftoi përjashtimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, nga funksionet në PS, pas arrestimit nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Me firmë të kryeministrit, Tushe u shkarkua dy ditë më parë edhe nga detyra e kryebashkiakut, ndërsa dje gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij nga SPAK, duke e lënë në masën e arrestit me burg.
Por Basha shkruan se Rama po tenton “të lajë duart me njëkryebashkiak të korruptuar”, duke hedhur akuza në adresë të kryeministrit se në radhë të parë duhet të mbajë ai përgjegjësi. “Shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!”, shkruan Basha në reagimin e tij.
Postimi i Bashës:
Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!