Aktualitet

Arrestohen 25 persona për trafik droge në Itali, mes tyre edhe shqiptarë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:15 - 04/05/20 |
mapo.al

Në orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet e policisë financiare të Catania kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Shoes” i cili ka çuar në arrestimin e 25 personave.


21 prej tyre ndodhen në burg dhe 4 në arrest shtëpiak me akuzën e bashkëpunimit në organizim kriminal për trafik lëndësh narkotike të tipit marijuanë, kokainë dhe hashash, rënduar nga akuza e bashkëpunimit me klanin mafioz  të Cosa Nostra ” Santapaola- Ercolano” si dhe për armëmbajtje pa leje.


Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e të arrestuarve në grupe të ndryshme kriminale si ato shqiptare, kalabrez,e laziale dhe atyre që vepronin në territorin e Campanias.


Në flagrancë janë arrestuar 6 korrierë droge dhe janë kapur 4 kg kokainë, 52 kg marijuanë e 25 kg hashash.


Nën sekuestro janë vënë një aktivitet sipërmarrës e 2 pasuri të patundshme.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas