Aktualitet

Arrestohen 5 shqiptarë, sekuestrohen para dhe kokainë gjatë operacionit ‘Karantina’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 10/07/20 |
mapo.al

Pesë shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga nën akuzën e shitjes së kokainës. Të arrestuarit dyshohet se kanë furnizuar sheshin e Terni me rreth 3 kg kokainë në më pak se dy javë.


Ata arrinin të blinin dhe paketojnë në bazën e tyre në një shtëpi me qira lëndën narkotike, duke shitur 1 kg kokainë brenda disa ditësh.




Hetimet nisën pas një arrestimi të kryer në mars të këtij viti gjatë një kontrolli normal, ku një shqiptari iu gjet rreth 500 gr kokainë e ndarë në doza dhe 14,000 euro para të gatshme.

Aktiviteti hetimor i koduar “Karantina” për shkak të periudhës kur u zhvillua, bëri të mundur zbulimin e 5 shqiptarëve, të cilën blinin drogën në Italinë veriore dhe më pas e transportuan në Collescipoli ku, brenda një shtëpie të marrë me qira posaçërisht, ata vazhduan të paketojnë dozat duke ‘ushqyer’ drejtpërdrejt tregun e Ternit, pa ndërprerje.

 

Aktiviteti i paligjshëm i kryer brenda asaj shtëpie, i vendosur në një zonë të qetë dhe disi e izoluar, u monitorua nga karabinierët nëpërmjet disa kamerave që u pasuan me një kontroll ditët e fundit, ku u arrestuar 5 shqiptarët.

Atyre iu sekuestrua vetëm 300 gram kokainë, materiale për paketimin e drogës, peshore elektronike dhe pothuajse 5,000 euro. Shqiptarët kanë përfunduar në burg në Sabbione.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas