Janë arrestuar nga policia italiane 8 shqiptarë të cilët mereshin me trafikim dhe shpërndarje kokaine kryesisht në zonën e Parmës.
Ata banonin dhe punonin ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.
Nga shitjet që bënin ata fitonin rreth 1 milion euro në vit pas kishin rreth 400 klientë ku trafikonin kokainë.
Prokuroria tha se shqiptarët planifikonin që shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri.