Aktualitet

Arrestohen banorët, PD në prokurori: Hetoni drejtorin e Policisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 12/10/19 |
ro ot

Tre ish-deputetë të PD-së, Albana Vokshi, Gent Strazimiri dhe Orjola Pampuri shkuan sot në Prokurorinë e Tiranës për të depozituar një padi ndaj drejtorit të Policisë së Tiranës dhe vartësve të tij, pasi sipas demokratëve “ka arrestuar banorët e Unazës së Re në mënyrë të paligjshme”.






Konkretisht kërkohet të nisë hetimi ndaj Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë, Shefit të Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Tiranë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë angazhuar në aksionin policor të dhunimit flagrant të protestuesve, ndonëse këta të fundit kishin kërkuar leje për tubim paqësor urgjent kundër projektit korruptiv të “Unazës së Re”.


Në padi kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike të përfaqësuesve të lartpërmendur të policisë.







Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori janë: “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerje e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.




Partia Demokratike në kallzimin e saj duke evidentuar shkeljet e Policisë pasi arrestoi banorët e Unazës Re, punonjës të medias, duke fshirë ccdo filmim të kryer nga punonjës të PD, thekson se të gjitha veprimet e mësipërme janë të paligjshme dhe kriminale, si dhe përbëjnë vepër penale, të kryer nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke rrezikuar në këtë mënyrë cenimin e parimeve themelore të një shteti demokratik.

Lexo edhe :  Escobar: Nëse PD drejtohet nga Berisha, mos prisni marrëdhënie normale me SHBA-në


“Banorët e Unazës së Re kanë zhvilluar protestën e tyre paqësore dhe pa asnjë akt dhune. Në përfundim të protestës, një numër i konsiderueshëm punonjësish policia, disa prej tyre të paidentifikuar dhe të veshur civil, kanë filluar një aksion të paligjshëm policor, duke shoqëruar dhe më pas arrestuar me dhjetra qytetarë.Disa prej qytetarëve që i është hequr liria, rezulton se kanë qenë thjeshtë kalimtar në zonën ku ishte zhvilluar protesta. Disa të tjerë kanë qenë pjesëmarrë në atë proteste. Qytetarët pa asnjë shkak janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr. 6 Tiranë dhe në Drejtorinë e Qarkut Tiranë, thuhet në kallzim.

Mes të tjerave në padi theksohet fakti se punonjësit e Policisë së Shtetit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, jo vetëm kanë kryer veprime apo mosveprime të paligjshme, që kanë prekur interesat e shtetasve, por nga ana tjetër, me veprimet e tyre arbitrare, kanë cënuar lirinë e qytetarëve dhe kanë synuar t’i intimidojnë dhe pengojnë në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, paqësisht dhe pa armë.

Në padinë e PD theksohet se liria e tubimit paqësor dhe pa armë është e garantuar, për rrjedhojë organet e pushtetit publik jo vetëm që duhet të respektojnë këtë liri por kanë dhe detyrimin për të kontibuar në realizimin e saj.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas