Ferid Toska 45 vjeç banues në Pejë dhe Skënder Driza 45 vjeç banues në Shijak janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
Dy shtetasit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësiosë italiane.
Ndaj tyre ishin ngritur dy akuza, “Vjedhje me dhunë”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Interpol Tirana ndërkohë ka njoftuar Interpolin italian për nisjen e procedurave të ekstradimit.