Arrestohen në ishullin grek të Rodosit nënë e bir pasi janë akuzuar për trafikim kokaine. Ndërsa babai shqiptar 43-shqiptar është shpallur në kërkim.
Njoftohet se babai është i njohur nga policia e Athinës për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.
Djali u arrestua nga policia pasi ai transportonte kokainë me peshë 1 kilogram e 191 gram si dhe shpërndante drogë për llogari të babait të tij.
Po ashtu 24-vjeçarit i’u gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.