Dy persona janë arrestuar në Kinë pasi kanë lëshuar qindra minj në një fshat në provincën Guangdong.
Rreth 100 banorë të fshatit mbetën të terrorizuar kur panë vërshimin e minjve.
“Më shumë se 1 mijë minj ishin kudo. Ishte e shpifur,” tha njëri prej tyre.
Autoritetet thonë se do shpërndajnë helm për të ngordhur minjtë, pasi druhen se ata mund të përhapin sëmundje.
Mësohet se të arrestuarit kanë deklaruar se e kanë bërë këtë veprim si një ‘akt shlyerjeje’, pasi mendonin se kështu një i afërmi i tyre i sëmurë do bëhej më mirë.
Të lëshosh kafshët në natyrë ndonjëherë në Kinë shihet si akt bamirësie.
Por kjo praktikë po bëhet popullore dhe shpesh dëmton ekosistemet vendore, pasi kafshët e lëshuara nuk janë të përshtatura për ato ambiente.