Aktualitet

Arrestohen për vjedhje të energjisë zyrtari i bashkisë Skrapar dhe biznesmeni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:59 - 10/10/21 |
mapo.al

Drejtuesi i njësisë Administrative Zhepë në Skrapar Ferruzan Shallari 65-vjeç dhe një biznesmen, Ernest Shallari janë arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike.






Policia thekson se kishte informacion se dy personat përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.


Grupi i policisë së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll duke konstatuar se informacioni që kishin ishte i vërtetë.







Drejtuesi i njësisë administrative nuk ishte hera e parë që kapej duke vjedhur energjinë elektrike.




Personi i dytë, Ernest Shallari kishte bërë një lidhje të paligjshme për pularinë që kishte në pronësi.



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas