fbpx

Aktualitet

Arrestohen vëllezërit në Mamurras, hapën zjarr ndaj policisë





               Publikuar në : 23:17 - 17/07/19 |
mapo.al

Policia e Shtetit ka arrestuar dy vëllezërit Arben Seferi dhe Astrit Seferi të cilët akuzohen për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017. Së bashku me dy vëllezërit Seferi ishte edhe shtatasi Viktor Gjergji edhe ky i arrestuar.


Gjatë operacionit në Mamurras, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ka patur edhe një shkëmbin zjarri. Arben e Astrit Seferi sapo kanë parë policinë kanë hapur zjarr ndaj tyre, por në fund forcat e rendit kanë mundur tu venë prangat.



Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.




CLOSE
CLOSE
Pas