Aktualitet

Arrestohet 25-vjeçari që u plagos mbrëmë në Durrës, ende në kërkim autori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:20 - 23/03/21 |
mapo.al

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 25-vjeçarin, Arbër Tivari, i cili pas një konflikti gjatë mbrëmjes së djeshme mbeti i plagosur me armë zjarri.





Sipas policisë 25-vjeçari është arrestuar në ambientet e spitalit ku edhe po mjekohet për shkak të plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit.


Arbër Tivarit, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, policia gjatë kontrollit në banesë i gjeti 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.




Ndërkohë është shpallur në kërkim Alket Buçpapa 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


Policia sqaron se nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, Alket Buçpapa ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin Arbër Tivarin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagosen dy policë dhe një qytetar

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas