Është arrestuar nga policia mëngjësin e sotëm një 57-vjeçar në Elbasan pasi ka dhunuar të vëllanë për motive pronësie. Sipas raportimeve të policisë në pranga ka përfunduar shtetasi L.K., banues në Elbasan.
“L.K., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit P.K.”, njofton policia.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
L.K., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit P.K.,
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.