Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së Isat Goçajt në Çerem të Tropojës këtë pasdite.
Mësohet se pas arrestimit, Altin Ismailisufit iu sekuestrua në banesë arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën ka kryer vrasjen.
Autori dhe viktima, bashkëfshatarë, dyshohet se kanë pasur konflikte të mëhershme pronësie.
Fillimisht, autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin sot, ndërsa sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës nga Ismailisufi.
Mësohet se ky i fundit është punonjësi i zjarrfikëses. Viktima ka mbetur i vdekur në vend nga plumbi.
LEXO EDHE:
Dyshimet për konflikte pronësie, kush është autori i vrasjes në Tropojë (FOTO)