Një avokat është arrestuar, pasi ka kërcënuar përmes celularit, kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se në pranga është vënë avokati Bashkim Hoxha.
Burimet thonë se ai e kërcënonte Edi Ramën në telefon, në orët e vona të natës.
Kërcënimet kanë zgjatur disa ditë rresht.
Hoxha është një ndër avokatët që kanë mbrojtur Dritan Dajtin, person i akuzuar për vrasjen e policëve.
Nesër ai do të dalë përpara Gjykatës për masën e sigurisë.