fbpx

Aktualitet

Arrestohet biznesmeni i shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohet





               Publikuar në : 14:08 - 19/11/19 |
mapo.al

Një biznesmen 61-vjeçar i shpallur në kërkim  është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit dhe veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.


Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet G.B, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër. 61-vjeçari u ndalua pasi u konstatua se në punishten e firmës së tij në lagjen “Skënderbeg” prodhoheshin produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin, pavarësisht se ky aktivitet i ishte ndaluar vitin e kaluar.



Biznesmeni akuzohet për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.



Etiketa: ,

Pas