Mëngjesin e sotëm, policia italiane ka vënë në pranga bosin e mafias kalabreze Ndrangheta, 29-vjeçarin Luigi Abbruzzese, i cili kërkohej intensivisht që nga viti 2015. Ai ishte përfshirë në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm në Itali.
Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga ekipet e policisë në Cosenza dhe Catanzaro, me mbështetjen e Policisë Shkencore. Në momentin e ndalimit në nj ë banesë, ai kishte me vete 2 armë, municion dhe një dokument identifikimi të falsifikuar.
Lidhur me arrestimin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, i cili përgëzon forcat italiane të rendit.
Oggi all’alba, in provincia di Cosenza, la Polizia ha arrestato il boss della ‘ndrangheta Luigi Abbruzzese, ricercato da anni.
Orgoglioso delle nostre Forze dell’Ordine, sono sicuro che insieme a loro cacceremo i mafiosi paese per paese.#lamafiamifaschifohttps://t.co/Ic8ZbdnG2L— Matteo Salvini (@matteosalvinimi) August 18, 2018
Luixhi Abruceze ishte dënuar me 20 vjet burg për trafik droge në Apel.
“Luigi Abbruzzese nuk është një dosido, por shefi i Cassano-s, ku është një ‘Ndrangheta që lidhet me atë të Gioia Tauro. Ai mund të krijonte raporte të drejtpërdrejta me trafikantët kolumbianë, afganë e shqiptarë”, citohet nga mediat italiane prokurori i Antimafias, Nicola Gratteri.
Abbruzzese i shpëtoi operacionit “Gentleman” në vitin 2015, që zbuloi se si klani “Cassano allo Jonio” dhe ai “Corigliano”, në Cosentino, arritën të hapnin një kanal të importit të drogës nga Amerika e Jugut dhe Shqipëria. Nga Amerika importohej kokainë, ndërsa nga Shqipëria marijuahanë dhe heroinë. Droga nga Shqipëria trafikohej përmes detit, apo edhe në rrugë tokësore, duke u fshehur në automjete.
Gjatë aksionit të 16 shkurtit 2015 që çoi në pranga 33 persona, mes tyre 9 shqiptarë.
Gjatë hetimeve, efektivët kapën 33 ton heroinë dhe kokainë, dhe dhjetëra kallashnikovë. Gjithashtu u sekuestruan pronat me vlerë rreth 50 milion euro.