Kronika

Arrestohet efektivi i policisë, dekonspironte operacionet antikanabis









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:57 - 05/10/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar një efektiv i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke dekonspiruar operacionet antikanabis.



Operacioni i koduar “Zall Bastari” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA.


Si rezultat i operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas, konkretisht:




-E. D., punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.



Q. Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.


Si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., dhe A. B., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim tre shtetas S. H., D. H dhe G. H., të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  "Vjedhje, dhunë, drogë dhe armë pa leje" - Arrestohen 7 persona në Tiranë

Si edhe u procedua penalisht, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, shtetasi H. M., pasi ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e Policisë po punonin për kapjen e tij.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, Tiranë, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Shtetasi E. D., me detyrë punonjës policie (SPZ), ka shpërdoruar detyrën duke dekonspiruar operacionet policore.

Policia e Tiranës dhe SHÇBA po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal

1


Etiketa: , , , ,

Pas