Një efektiv i Forcave Speciale RENEA ka rënë në prangat e policisë këtë mbrëmje.
Mësohet se efektivi Rael Luli është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.
Burime bëjnë me dije se Luli u prangos gjatë një operacioni antidrogë.
Po ashtu mësohet se gjatë këtij operacioni janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.