Një grua është shoqëruar nga Policia e Tiranës, pasi rezultonte e shpallur në kërkim nga Italia.
Mësohet se aksioni i policisë është bërë mbrëmjen e kaluar, ku një grua e shpallur në kërkim për terrorizëm është kapur dhe shoqëruar nga policia.
Mësohet se shoqërimi i saj është bërë nga drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin.
Aktualisht po bëhen verifikime nga policia, ndërsa e dyshuara po merret në pyetje.