Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në Qarkun Shkodër për të cilat është arrestuar një 27-vjeçar. Në pranga ra shtetasi Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes” pasi ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;
-Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.
-Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.
-Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe një bageti të trashë (Lopë).
Sipas Vizion Plus, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje në këtë rast është emri i veçantë i të arrestuarit, i njejtë me markën e njohur holandeze të pastës së dhëmbëve.