Aktualitet

Arrestohet “i forti” i Beratit, i dënuar në Itali me 15 vite burg








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:31 - 22/05/19 |
mapo.al

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Berat, i cili kërkohej nga drejtësia italiane. Në pranga ka rënë Gazmir Polovina, i cili është dënuar në Itali me 15 vite burg, për pjesëmarrje në Organizatë Kriminale dhe trafik droge. Polovina është dënuar në vitin 2013-të nga Gjykata e Milanos. “Ky person në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal, kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës”, – thotë policia.


Njoftimi


Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim


Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.


Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

-Gazmir Polovina alias Gazmend Polovina alias Julian Bebri, 44 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale “Organizat Kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas