Policia e Shkodrës zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku u gjet i vrarë me armë zjarri 32-vjeçari Endri Mustafa. Policia ka shpallur në kërkim autorin kryesor të vrasjes, Ibrahim Licin, ndërsa ka arrestuar Ergys Maljan 15 vjeç dhe Edison Arizi 26 vjeç
I mituri dyshohet se ka ndihmuar Licin në ekzekutimin e 32-vjeçarit Endi Mustafa, ndërsa Edison Arizi thuhet se ka dijeni për ngjarjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth tri ditë më parë, në zonën e livadheve në Shkodër, ndërsa trupi i pajetë i Endri Mustafës është gjetur dje nga policia.
Ai ka marrë rreth 6 plumba. Dy në kokë, tre në gjoks dhe një plumb në gojë. Pranë trupit të viktimës policia ka gjetur dhe një armë zjarri pistoletë për të cilët pritet të bëhet ekspertiza për të zbuluar nëse është arma me të cilën është kryer vrasja e të riut.
NGJARJA
Krimi i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Endri Mustafa, 32 vjeç, është gjetur i vrarë në zonën periferike të Livadheve në Shkodër, në breg të liqenit. Burime nga Policia thanë se 32-vjeçari kishte 5 plumba në trup, mes të cilëve një edhe në gojë. Endri Mustafa rezultonte prej tri ditësh i zhdukur. Mbrëmjen e 15 majit ai doli nga banesa rreth orës 22:00, pas një mesazhi që kishte marrë në celular, por që nga ai moment nuk është kthyer më në shtëpi. Familjarët kanë krijuar dyshime pasi 32-vjeçari nuk përgjigjej në telefon dhe ka qenë nëna e tij që ka bërë një denoncim në Polici.
TRUPI I PAJETE
Dje në mëngjes një banor në afërsi të zonës së njohur si Livadhet, në Shkodër, i cili kishte dalë për të gjuajtur peshk, ka vërejtur trupin e pajetë në tokë dhe ka lajmëruar Policinë. Shërbimet e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, teksa kanë konstatuar se trupi në vendngjarje ishte i pajetë dhe me shenja plumbash. Menjëherë Policia ka nisur hetimet paraprake për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe gjetjen e autorëve që deri më tani vijojnë të jenë të paidentifikuar. Fare pranë viktimës Policia ka gjetur edhe një armë zjarri tip pistoletë “Bareta”, e cila është ende e paqartë nëse është e autorëve të vrasjes apo viktimës.
Endri Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi ka qenë disa herë i arrestuar si dhe në kërkim policor si pjesë e grupit të fajdeve që u arrestuan para dy vitesh. Policia në cilësinë e provës materiale ka gjetur edhe disa gëzhoja në vendngjarje dhe po mbledh çdo gjurmë tjetër që mund të çojë tek autorët.
LEXO EDHE:
Shpallet në kërkim Ibrahim Lici, dyshohet si autori i vrasjes së Mustafës