Aktualitet

Arrestohet i mituri me pistoletë “Zastava” në Sukth, rrezikon 7 vite burg








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:20 - 23/09/20 |
mapo.al

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 14-vjeçar me inicialet A.V pasi është kapur në afërsi të stacionit të trenit në Sukth me një pistoletë “Zastava”, e cila i është gjetur në çantën  e dorës.


I mituri akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vjet.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Informacion paraprak


Vijon zbatimi i Planit të Masave në të gjithë qarkun e Durrësit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në të gjitha fushat, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që mbajnë armë zjarri pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.


Arrestohet në flagrancë një 14-vjeçar, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në Sukth.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.


Etiketa: , , ,

Pas