Aktualitet

Arrestohet i treti i atentatit mafioz ndaj “Dodës”, si u ekzekutua ish-polici














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:30 - 14/09/21 |
mapo.al

Policia gjermane ka arrestuar të tretin e akuzuar për ekzekutimin e ish-oficerit të policisë Roland Rexhepi në Elbasan.






Ngjarja ndodhi në 22 korrik të vitit 2009 në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit dhe sipas prokurorisë, të përfshirë në ngjarje kanë qenë Marjus Tafa, Armando Llakaj dhe Florenc Shabani.


Siç mësohet, ky i fundit është arrestuar së fundmi në Gjermani për llogari të autoriteve të shqiptare, ndërkohë që Tafa dhe Llakaj vuajnë dënimin e gjatë në burg në Shqipëri për krimin e kryer.







Llakaj është dënuar me 24 vite burg, kurse Tafa me 23 vite.



Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën.

Lexo edhe :  Kapet me kanabis në formë çokollate me logo “deve”, arrestohet 37-vjeçari


Ngjarja e rëndë u pa nga dhjetra banorë të lagjes “Vullnetari”, të cilët sapo kishin dalë nga shtëpia atë mëngjes për të ndjekur rutinën ditore në vitin 2009.

40


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas