Policia ka arrestuar infermierin e laboratorit që falsifikoi një dokument shëndetësor kundrejt shumës 15 euro. Rasti u publikua mbrëmjen e djeshme në një emisionin investigativ.
Në pamjet filmike u transmetua punonjësi i një laboratori/klinike pranë Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i cili kundrejt shumës prej 15 euro, pa kryer asnjë analizë për COVID-19, i lëshoi një shtetaseje (konkretisht gazetares së këtij emisioni), përgjigjen negative të rapid testit (testit antigjen), menjëherë kryen verifikimet e rastit, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të këtij shtetasi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, i shtetasit M. XH., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, me detyrë infermier. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.