Ish-sekretarja e Gjykatës Administrative Vlorë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se që nga dhjetori 2018-së deri në nëntorit të këtij vitit, ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke favorizuar palët sipas interesit vetjak.
Sipas një njoftimi të policisë së Vlorës, ish-sekretarja Edlira Shehu 43 vjeç me banim në Tiranë, ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.
Arrestimi i saj u bë nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Rinanciar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e 43-vjeçares.
Policia thotë se “materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”