Aktualitet

Arrestohet ish-zyrtari i PDK-së








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:15 - 14/12/19 |
mapo.al

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat e Kosovës zyrtari për Informim i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’”.


Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik.


“Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Kelani, për Telegrafin.


Xhabir Zharku në vitin 2011 ishte dënuar për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.


Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i “shpëtuar” burgut. Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.

Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim.


Etiketa: , , ,

Pas