Aktualitet

Arrestohet ish-zyrtarja e Ministrisë në Serbi, policia kontroll në banesë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:23 - 15/10/21 |
mapo.al

Ish-Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç është arrestuar nga  policia.






Mediat serbe shkruajnë se gjithashtu policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e saj, ndërsa vet ajo po merret në pyetje nga autoritetet.


Ndërkohë policia nuk ka dalë në një komunikim zyrtar për arsyet e ndalimit të saj.







Kujtojmë se Diana Hërkaloviç u emërua Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.




 



 

Funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviç – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviç përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Ndërsa në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas