Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar pas arrestimit në Itali të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kilogram kokainë.
Në postimin e tij në Facebook, Hoxha zbulon dhe “kurthin” që iu ngrit Kajmakut për t’i marrë para.
Postimi i Hoxhës:
Eh hall i madh ç’e zuri Kajmakun e shkretë…
Po i ecte mirë trafiku, e morën vesh që kishte bërë para.
I ke të pista, I thanë. Nëse do t’i pastrosh, duhet të paguash fushatën elektorale dhe pastaj të bëhesh biznesmen me letra…
Mira tha mavriu, pagoi fushatën, bleu mandatin e kryetarit.
Sapo nisi të pastronte paratë dhe të bëhej biznesmen me letra, e thirren prapë dhe i kujtuan problemin e vjetër.
Po mirë tha Kajmaku, ju e dinit “xanxën” e vjeter edhe kur me thirrët për kryetar, pse nuk ma thatë që në atë kohë?!
Po më latë të harxhoja një dynja para për fushatën?!
Kur e panë se Kajmaku nisi ta besoje vërtetë, që e kishte votuar populli, i thanë:
Kajmak do te ikësh me te mirë apo të fusim ne burg?!
Pa ç’pa Kajmak mavriu, i pagoi ca para për avokatët, ca miliona të tjera për prokuroret dhe gjyqtaret. E la biznesllëkun me letra dhe ju kthye zanatit të vjetër, punën që di të bëj më mirë, narkotrafikun.
Tani që e kapën me 20 kg kokaine, në zanatin e vet, i kujtojnë se:”ja u kap ky narkotrafikanti që donte të behej biznesmen me letra”…
Prandaj mesazhi për gjithë “Kajmakët” e tjerë që merren me “tregti fidanësh” në Bashkimin Europian është:
“Qëndrojini larg politikës, sepse kjo rracë politikanësh që kemi ne, po e mori vesh se keni bërë pasuri, u merr jo vetëm paratë, fidanët dhe vazot e tyre, por u merr edhe bajgat e bagëtive që kanë brenda vazot e luleve….