ShowBizz

Arrestohet Kika, 30 denoncime për ngacmim seksual ndaj meshkujve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:17 - 05/03/19 |
mapo.al

Kreshnik Husaj, i cili njihet nga publiku si Kika i “Big Brother Albania”, ka dy javë që është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi mbi të rëndojnë 30 akuza për mashtrim dhe ngacmime seksuale ndaj meshkujve.






Ish banorja e Big Brother-it dhe njëherazi bashkëpunëtorja në emisionin “The one show nga Kika”, Zaida Çobo, ka pohuar se ka qenë e para që e ka denoncuar Kreshnikun, si edhe ekzistencën e denoncimeve të tjera që rëndojnë mbi të. “Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Ai ka plot 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij”, është shprehur Çobo për “Insajder”.


Ndërsa një grup djemsh kanë deklaruar për policinë se teksa ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur “Mister & Miss Albania Plus” të organizuar nga Kika, ky i fundit u ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë. Për këtë çështje janë marrë në pyetje edhe drejtuesit e televizionit “Channel One”. Ata kanë shpjeguar se Kikës i kanë shitur vetëm kohën televizive në shumën prej 5 mijë eurosh në muaj, duke paraqitur si provë kontratën e nënshkruar mes palëve dhe faturën që provon pagesën e shumës. Ata e kanë mohuar të kenë dijeni për veprimtarinë e prezantuesit. Sipas tyre, Kika e çonte emisionin të gatshëm në televizion.







Pas vlerësimit të provave dhe fakteve që lidhen me të akuzuarin, Kreshnik Husaj është arrestuar me urdhër të Prokurorisë. Masa e sigurisë është konsideruar e vlefshme dhe nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë.



1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas