Aktualitet

Arrestohet kosovari në Shkodër, në pranga edhe dy persona të tjerë






               Publikuar në : 11:38 - 22/05/19 |
mapo.al

3 persona që ishin në kërkim janë arrestuar në Shkodër. Mes të arrestuarve është edhe një kosovar. Gazeta Mapo mëson se kosovari i ndaluar është Flamur Maliqi, nga Gjilani në Kosovë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet se fshihej prej kohësh në Shqipëri.


Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy shqiptarë, Gjin Lushi dhe Pllumb Shpati, të dy të dënuar për kultivim narkotikësh në Shkodër.

Njoftimi

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dy shtetas të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Kapet dhe ndalohet edhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u kapën dhe u ndaluan dy shtetas të shpallur në kërkim:

P. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle, Shkodër

Gj. L., 63 vjeç, banues në fshatin Xhan, Shkodër

Kapja dhe ndalimi i shtetasit P. Sh., u bë pasi më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal

Kapja dhe ndalimi i shtetasit Gj. L., u bë pasi, më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278/3, 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

F. M., 43 vjeç, banues në Gjilan Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themeltare e Gjilanit, më datë 16.05.2019, ka lëshuar urdhër arresti për kundravajtjen penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë’’, parashikuar nga neni 390/1 i Kodit Penal të Kosovës.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas