Arrestohet nga Prokuroria kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe. Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të drejtorisë vendore, kanë mbërritur në zyrën e Tushes mëngjesin e sotëm, me urdhër të SPAK.
Arrestime janë kryer edhe në Ndërmarrjen e Pasurive Publike të këtij qyteti, duke çuar në pranga edhe disa zyrtarë të tjerë. Mësohet se 11 zyrtarë janë arrestuar nga policia.
Fatos Tushe akuzohet për veprën penale “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.
Fatos Tushe drejton Bashkinë e Lushnjes prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste.
Kryebashkiaku i Lushnjes bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë u hodh një granatë.