Kronika

Në kërkim nga SPAK, arrestohet në Dubai, Plarent Dervishaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:29 - 11/12/20 |
mapo.al

Pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar nga Interpol Tirana, është arrestuar në Dubai, Plarent Dervishaj, kunati i ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.






Dervishaj kërkohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut, 15 vite më parë në autostradën Tiranë-Durrës.


Dëshmia e të penduarit Luftar Reçi çoi në zbardhjen e një prej dosjeve të bujshme. Mësohet se Dervishaj është larguar në drejtim të Dubait, pak para se SPAK të lëshonte urdhërarrestin për të.







Në kërkim vijon të jetë edhe Lulzim Berisha i cili gjithashtu ka humbur gjurmët pak para se të shpallej në kërkim.






Ish-anëtarët e bandës famëkeqe të Durrësit akuzohen për atentatin e përgjakshëm ndaj Klodian Saliut (i cili gjithashtu ka qenë pjesë e bandës kriminale) si dhe të biznesmenit Vajdin Lame, me tritol në ashensorin e pallatit ku banonte, pranë pasticeri Venecias.

Në këtë ngjarje humbi jetën edhe një qytetar i pafajshëm, fqinj me Lamen. Të akuzuar janë Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri dhe Lulzim Berisha.

1


Etiketa: , , , ,

Pas