Aktualitet

Arrestohet në Maqedoni të Veriut për drogë Saimir Taullau, i vëllai u vra nga grupi i Aldo Bares








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 25/09/20 |
mapo.al

Saimir Taullau është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, pasi kërkohej për trafik droge në Zvicër. Ai është dënuar me 4 vjet burg në Zvicër, dhe pritet të ekstradohet drejt këtij shteti.


Taullau njihet si person me precedentë kriminalë dhe subjekt i disa atentateve. Ai gjithashtu ka qenë subjekt i OFL-së, duke i dorëzuar brenda kohës së përcaktuar nga ligji formularin e deklarimit të pasurisë.


Sipas OFL-së, pasuria e Taullaut ishte në target-kontroll për shkak të një dënimi të hershëm për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe për faktin se ishte në pronësi  të disa bizneseve.


Më 24 nëntor 2018, Saimir Taullaut iu bë një atentat në rrethrrotullimin e Plugut para lokalit të tij. 49-vjeçarit, vëllai i Baki Taullaut, i vrarë nga grupi i Aldo Bares, iu bë një tjetër atentat, në vitin 2017.


Përplasja me bandën e Aldo Bares
Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Baki Taullau u vra në vitin 2005. Saimiri dëshmoi dhe akuzoi në gjyq si autorë të vrasjes,  pjesëtarët e grupit të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.


Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun për shkak se kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Ky i fundit refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen deri me vlerë 500 mijë euro, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Sipas dëshmisë së Saimirit në gjykatë (2008), Baki u vra kur vendosi të mos i paguante me gjobat e grupit të Bares.


Etiketa: , , ,

Pas