Friday, June 9, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Arrestohet në Spanjë një nga terroristët më të rrezikshëm në Europë

by mapo.al
22/04/2020
in Aktualitet, Bota
0

Është arrestuar në Spanjë, një nga terroristët më të kërkuar në Europë, Abdel Majed Abdel Bary, nga Maida Vale.

Policia spanjolle ka arrestuar një ish-reper britanik të kthyer në ekstremist të Shtetit Islamik, Abdel Majed Abdel Bary, një nga militantët më të kërkuar në Evropë, në një operacion kundër terrorizmit të martën.



Burime britanike dhe të tjerë konfirmuan identitetin e tij disa orë pasi agjensia kombëtare e policisë në Madrid tha se kishte arrestuar një shtetas egjiptian dhe dy burra të tjerë në një banesë në qytetin jugor spanjoll të Almerias, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Me origjinë nga Maida Vale e Londrës, Baryt iu mohua e drejta e shtetësisë britanike, për shkak të lidhjeve me qarqe radikale islamike terroriste. Dikur quhej një prej figurave më të rëndësishme të ISIS, ndërsa kishte kohë që ishte zhdukur nga “skena”. Një burim ka thënë se ai u prangos menjëherë pasi ka hyrë nga Algjeria në Spanjë, por kjo mbetet të konfirmohet.

Policia spanjolle ka thënë se ka parë në një banesë tre burra të maskuar, ndërsa mes tyre ishte edhe një nga terroristët më të kërkuar në Europë. Abdel Majed Abdel Bary, 29 vjeç, është djali i Adel Abdel Bary, që është dënuar për vendosje të bombave në ambasadën amerikane në Kenia e në Tanzani, ku janë vrarë 213 njerëz.

Terroristi i arrestuar ndonjëherë postonte video me një kokë të prerë, kurse kërcënonte Perëndimin me ato pamje. Kishte dyshime se ai mund të ishte John Xhihadisti. Por John Xhihadisti doli më vonë se është Muhamed Emuazi. Abdel Bary e njihte Emuazin, por nuk mendohet se ka bashkëpunuar me ta ndonjëherë në Siri.

Abdel Bary u zhduk me vite të tëra dhe dha idenë se mund të jetë vrarë në Siri apo në konflikte, duke qenë se edhe ISIS më 2015 thuajse përfundoi së funksionuari. Policia turke kishte dhënë informacion se nuk kishte më dijeni për këtë terrorist të kërkuar. Kishte dyshime se ai kishte përdorur rrugën e atëhershme shumë aktive të migrantëve për të kontrabanduar veten për në Evropën qendrore përmes Greqisë.

Abdel Bary mendohet se kishte një të dashur spanjolle, që mund ta ketë njohur në internet në vitin 2017. Mendohet se ai ka përdorur internet që nga viti 2017, duke mbajtur gjithmonë një profil të ulët. E vecanta e Bary është se ai madje në Londër kishte performuar edhe si reper. Gjatë një karriere të shkurtër si reper në Londër ai njihej si Lyricist Jinn dhe L Jinny, dhe ai performoi me një grup të quajtur Trekëndëshi i Zi.

Pasi u zhyt në lidhjet me terroristët, ai “denoncoi” shoqërinë e tij dhe u shkëput nga ata. Ai la familjen e tij dhe pesë motrat e tij për të shkuar në kështjellën e Isis të Raqqa në korrik 2013. Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Spanjë tha se ai, tashmë i arrestuar, ka thënë se nuk ka asgjë për të deklaruar për policinë spanjolle.

Tags: arrestimepriste kokaSiriSpanjëterrorist

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Marin Mema: Nuk është koha për reklamë, këto janë ngjyrat që kanë rëndësi

Marin Mema: Nuk është koha për reklamë, këto janë ngjyrat që kanë rëndësi

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In