Pas Julian Sinanajt, kjo është një tjetër goditje e fortë.
Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar një 24- vjeçar, që dyshohet se ishte vrasës me pagesë.
24- vjeçari u arrestua pranë Unazës së Re.
Ai është me origjinë nga Elbasani.
Forca të shumta të RENEA-s janë nisur drejt banesës së tij në Elbasan.
Të tjera forca speciale janë nisur në drejtim të Durrësit, ku mendohet se ai ka një shtëpi tjetër.
Në një lokal në pronësi të 24- vjeçarit u gjetën armë të ndryshme.
(VIJON)
Me kaq sa eshte shkruajtur ne kete lajm se policia qenka ne ndjekje te nje “vrasesi me pagese”, cilido qe e lexon , do te shtronte pyetjen, po si qenka arritur ne perfundimin se ai eshte nje vrases me pagese, pa u kapur ne flagrance ?
Qe i jane gjetur arme ne nje lokal te tij, kjo nuk do te thote asgje, pasi me arme te fshehura mund te gjesh ne Shqiperi me mijra, ama nese me keto arme si prova materiale nga laboratoret kriminalistike eshte vertetuar se personi ka kryer disa vrasje, atehere po, mund te cilesohet si i “dyshuari” per vrasje me pagese”.
Uroj megjithate qe policia te kete rene ne gjurme e te kape nje vrases me pagese.
Pas kesaj ngelet edhe nje detyre e “vockel” e saj. Te zbuloje se kush jane porositesit e ketyre vrasjeve me pagese e kush paguan per te vrare njerez.
Qofte kultivuesit e kanabisit e qofte edhe keta kriminele profesioniste, nuk jane vecse argate te boseve te krimit. Kur te kapen e denohen boset, atehere edhe krimet e cdo lloji ne Shqiperi do te pakesohen