Aktualitet

Arrestohet për korrupsion ish-kryeministri i Pakistanit






               Publikuar në : 23:50 - 18/07/19 |
mapo.al

Pakistani klasifikohet si një nga shtetet me korrupsion të lartë, por Zyra Kombëtare për Luftë kundër Korrupsionit (NAB) po lëviz duke goditur figurat kryesore të politikës.


I fundit është ish-kryeministri Shahid Khaqan Abbasi, i cili është arrestuar për akuzën e korrupsionit. Bëhet fjalë për një abuzim gjatë importit të gazit natyror nga Katari prej vitit 2013 deri në vitin 2017, periudhë gjatë të cilës Abbasi ishte ministër i Naftës dhe Resurseve Natyrore. Tenderi për importin arrinte në vlerën 1.2 milionë euro.

Abbasi është kryeministri i dytë i Pakistanit, pas Nawaz Sharif, që arrestohet për akuzën e korrupsionit.

NAB ka goditur edhe ish-presidentin Asif Zardari, i cili ndodhet në paraburgim për akuzën e pastrimit të parave.


Etiketa: , ,

Pas