Vihet ne pranga per llogari te drejtesise italiane nje shqiptar, 32 vjecar, me qellim ekstradimin drejt vendit fqinj. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Klodian Bregu, 32 vjeç, banues në Shkodër.
Njoftimi
Arrestohet përkohësisht një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Klodian Bregu, 32 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas është në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmës Itali, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikim i Narkotikëve” të parashikuara nga legjislacioni Italian.
Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpol Tirana.