Është arrestuar më në fund i dyshuari kryesor për vrasjen e reperit Nipsey Hussle në Los Angelos.
“Eric Holder ishte në arrati, pasi u largua nga skena e krimit me një makinë”, tha Departamenti i Policisë në Los Angelos.
29-vjeçari u largua nga vendngjarja me një makinë që drejtohet nga një grua. Ai qëlloi për vdekje reperin jashtë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles të dielën.
Hetuesit mendojnë se vrasja ndodhi për shkak të një “çështje personale” ndërmjet Holder dhe Hussle. Policia tha për gazetarët se i dyshuari pati një përplasje verbale me 33-vjeçarin. Më pas Holder u largua dhe u rikthye me armë duke hapur zjarr ndaj Hussle.
29-vjeçari qëlloi tre herë para se të largohej nga skena e krimit. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur.