Partia Demokratike ka arritur marrëveshjen me kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka. Mësohet se ai do të jetë në qarkun e Shkodrës.
Koalicioni opozitar finalizoi këtë të mërkurë marrëveshjen me të cilën do të regjistrohet në zgjedhje.
“Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill.
Ndërkohë, kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, do të jetë i dyti në qarkun e Durrësit në listat e PD.
Ndërkaq, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i pari sot që firmosi marrëveshjen e koalicionit me Bashën.
Në orën 24:00 është afati i fundit për të dorëzuar listën e koalicionit, ndërsa deri në 5 mars palët kanë afat për të dorëzuar listat e kandidatëve me pozicionet.
Pa firmosur u largua këtë mbrëmje nga selia blu Sali Shehu, përfaqësues i FRD-së së Bamir Topit. Shehu u largua për t’u konsultuar me kryesinë e partisë për t’i dhënë përgjigje ofertës së liderit demokrat.
Në përfundim të takimit me Lulzim Bashën ai deklaroi se i kërkoi kryedemokratit që partia e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi të jetë e përfaqësuar në këtë koalicion, ndërsa pretendimet janë për një mandat të sigurt në Tiranë.
Etiketa: aleatët e Bashës në listat e PD, arrihet marreveshja