fbpx

Bota

Arrihet marrëveshja për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian





               Publikuar në : 11:53 - 17/10/19 |
mapo.al

Një marrëveshje për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është arritur mes ekipeve negociuese, raporton BBC.


Marrëveshja është arritur përpara nisjes së samitit të liderëve të BE në Bruksel.



Dy palët kanë punuar mbi tekstin ligjor të marrëveshjes, megjithatë do të duhet akoma miratimi i parlamenteve të BE dhe Britanisë.


Kryeministri anglez, Boris Johnson tha se “është arritur një marrëveshje e re e madhe për rimarrjen e kontrollit”.

Lajmin e konfirmoi në rrjetet sociale edhe kreu në largim i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

“Ku ka vullnet, ka edhe marrëveshje,” tha ai.


Etiketa: , , , ,

Pas