ShowBizz

Arrin i dyti në botë për pasuri – Bosi i “Tesla” dhe jo vetëm, Elon Musk nuk ka të ndalur  








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:57 - 25/11/20 |
mapo.al

Bosi i “Tesla” dhe një sërë kompanish të tjera në SHBA, Elon Musk ka kaluar Bill Gates për t’u bërë njeriu i dytë më i pasur në botë, sipas klasifikimit të miliarderëve nga Bloomberg.



Pasuria e sipërmarrësit 49-vjeçar, i lindur në Afrikën e Jugut u rrit me 7,24 miliardë dollarë vetëm në një ditë, të hënën, duke u rritur në 128 miliardë dollarë.


Drejtuesi i ultramediave, i cili është gjithashtu bashkëthemelues i kompanisë hapësinore SpaceX, kishte kaluar tashmë në disa javë përpara Mark Zuckerberg, udhëheqësi i Facebook dhe Bernard Arnault, shefi i grupit luksoz LVMH.



Në podiumin e multi-miliarderëve, ai është vetëm pas Jeff Bezos, themeluesit të gjigandit të tregtisë elektronike Amazon, pasuria e të cilit vlerësohet në 182 miliardë dollarë.



Bill Gates përmbyll tre të parët me një pasuri të vlerësuar në 127,7 miliardë dollarë.


Ish-bashkëthemeluesi i Microsoft ka parë pasurinë e tij të shkrihet sepse ai i kushton një pjesë të mirë të saj Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Një video nga Mapo se si i ka bërë dhe shpenzon bilionat e tij, Elon Musk:

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas