Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Kongo, ku mbeti i vrarë ambasadori italian Luca Attanasio dhe një polic që ndodhej në autokolonën e diplomatit.
Po kush ishte Luca Attanasio?
Luca Attanasio vetëm 43 vjeç, ishte një nga ambasadorët më të rinj të Italisë në botë. Luca e filloi karrierën e tij diplomatike në vitin 2003, në Drejtorinë e Përgjithshme për Afrikën. Tre vite më vonë, deri në vitin 2010, Luca u emërua si shef i Zyrës Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën e Italisë në Bern. Ndërsa në vitin 2013, konsull i përgjithshëm në Marok. Ai u vendos si këshilltar i parë në ambasadën italiane në Nigeri në vitin 2015, dhe në vitin 2017 u emërua shef i misionit në Kongo.
Familja e tij dhe arritjet
Attanasio ishte i martuar dhe kishte 3 fëmijë të vegjël. Që nga viti 2017 Luca së bashku me familjen e tij jetonte në Kongo. Në vitin 2010, Attanasio mori Çmimin Ndërkombëtar të Paqes, për kontributin e dhënë për realizimin e projekteve të rëndësishme humanitare.
Etiketa: Kongo, Luca Attanasio, vritet ambasadori italian