Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat 2-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Premier League. Topçinjtë nuk kanë arritur t’i afrohen kualifikimit në Ligën e Kampionëve pasi janë mposhtur në shtëpi nga kundërshtarët.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mesut Ozil (47′) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (77′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Christian Benteke (17′), Wilfried Zaha (61′) dhe James McArthur (69′).