Aktualitet

Arsenal mund Wolves dhe mban gjallë ëndrrën me Saka-Lacazette





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:33 - 04/07/20 |
mapo.al

Arsenal ka mundur 2-0 në transfertë Wolves-in në javën e 33-të të Premier League.


Një fitore që e mban në garë skuadrën e Arteta-s për kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Champions League.


Topçinjtë, në fakt, janë në vendin e shtatë me 49 pikë, gjashtë pikë larg United të vendit të katërt.


Arsenal ka mposhtur një kundërshtar direkt, duke parë se Wolves mbetet në vendin e gjashtë të renditjes, vetëm tri pikë larg zonës Champions.


Ndeshja është vendosur nga Saka (43′), i cili është bërë lojtari i dytë më i ri që shënon gol për Arsenal-in në një ndeshje të Premier League pas Oxlade-Chamberlain në 2012-ën, dhe nga Lacazette (86′).


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas