Këngëtarja 18-vjeçare Billie Eilish, që mori famë të menjëherëshme dhe fitoi çmim Grammy që në hapat e parë të karrierës së saj, ka bërë një rrëfim të sinqertë për revistën GQ.
Ajo ka treguar se shpesh nuk ndihet tërheqëse për njerëzit me të cilët del dhe prandaj vesh rroba të gjera.
“Ja një bombë për ju: Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar. Ish të dashurit e mi s’më kanë bërë kurrë të ndihem e dëshiruar. Asnjë prej tyre. Është problem i madh për mua të ndjej që nuk kam qenë kurrë e dëshiruar nga askush në jetën time”, -ka thënë Eilish.
Si përgjigje ndaj kësaj, këngëtarja vesh rroba të gjera dhe nuk e tregon turpin e saj, duke e fshehur nga bota dhe paragjykuesit.
Megjithatë, ajo shton se ka ditë që ka vetëbesim dhe bën ndonjë përjashtim, duke ndryshuar stilin e veshjes.