Aktualitet

Arta Dade: PS e paralizuar dhe e kapur nga oligarkët






               Publikuar në : 20:50 - 10/10/19 |
mapo.al

Një nga kritikueset kryesore të kryeministrit Edi Rama, Arta Dade ka folur pa dorashka, për forcën politike që ajo dikur përfaqësonte. Dade tha se PS, sot është një forcë politike e paralizuar dhe pa demokraci të brendshme dhe që drejtohet nga një person i vetëm. Sipas saj, PS i ka humbur të gjitha vlerat e saj, duke kapërcyer si “lavjerrës” nëpër oligarkë. “E majta- tha Dade- duhet të ribëhet”, ndërsa shpresën e ka tek brezi i ri.


“Sikur Rama ne të na kishte dëgjuar 2% nga ato këshilla që i kemi dhënë nuk do të kishim arritur në këtë pikë. Fajin nuk e kam vetëm unë, por praktikisht në këndvështrimin e Ramës fajin e kanë thënë mendimin e vet dhe kanë sugjeruar që shumë gjëra që nuk duhet të ishin bërë janë ndërmarrë në PS.



Tani konstatoj që nuk po ndodh asgjë. Është një forcë totalisht e paralizuar, pa demokraci të brendshme. Komandon vetëm një person. Është një “one man shoë” dhe nëse do të vazhdojnë kështu, nëse opozita do të jetë kështu siç është, nëse do kemi zgjedhje si ato të 30 qershorit, patjetër që Shqipëria do të jetë në vend numëro, por do të bëjë hapa pas ashtu sikurse nuk e dëshirojmë. Për ne që kemi punuar për të kundërtën e saj, përveç anës emotive që patjetër që kemi keqardhje përjetojmë edhe një revoltë që duhet të punojmë më shumë. Të angazhojmë më shumë elementë të shoqërisë civile, e cila rezulton totalisht e paralizuar.

Mendoj që e majta duhet të ribëhet. Vetë PS përveçse ka humbur identitetin si forcë e të majtës evropiane dhe duke tentuar drejt qendrës, ka humbur të gjithë elementët kryesorë të programit të saj. Në mënyrë të veçantë në aspektin social ekonomik, pra si një forcë që do ishte në mbështetje të shtresave në nevojë dhe ka kapërcime të pajustifikuara duke u luhatur si lavjerrës sa tek oligarkët dhe për shou edhe në ndonjë familje të varfër që i ndërton ndonjë shtëpi, e cila nuk zgjidh asgjë.

Praktikisht PS nuk është më ajo parti, e cila ngjalli shpresën, e cila avancoi proceset e vendit deri në dyert e BE, e cila mori një vend nga kriza e 97 dhe e solli në dyert e BE, e cila pati politikat ekonomike për të krijuar një vend nga skemat piramidale në 17 banka private, në një vend që u bë partnere nga konsumimi i sigurisë në një vend që garantonte siguri dhe u bë anëtare e NATO-s.

Kështu që besoj se duhet t’i rikthehemi këtyre vlerave të munguara, por që janë latente dhe janë duke ringjallur në mënyrë të veçantë tek brezi i ri”, tha ish-ministrja socialiste në Ora News.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas