Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar

by us er1
18/04/2023
in Arkiva 2
0

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 18 prill 1998, Përgatiti, Laert Miraku

“Nëse Nano s’do të punojë me mua, ka të drejtë të zgjedhë dikë tjetër”

Dade: Largimi im, i paargumentuar

“E gjeta punën me kulturën të paralizuar, ministri i ri e ka terrenin gati”

Ish-ministrja e Kulturës, tregon në një intervistë ekskluzive argumentat e largimit të saj nga posti qeveritar. “Nëse Nano nuk do të punojë më me mua, ka të drejtë të zgjedhë dikë tjetër”, thotë Dade, duke e cilësuar të padrejtë zëvendësimin e saj



Kreu i kulturës shqiptare: Asnjëherë nuk jam thirrur në interpelancë. Ka dy arsye për këtë: ose kam punuar mirë, ose kultura shihet si e parëndësishme në raport me problemet e tjera që ka shteti. Në të dyja rastet është i çuditshëm zëvendësimi i kreut të kulturës.

Arta Dade, nuk do të jetë më ministre e kulturës, cili është komenti për këtë?

Ende nuk kam një njoftim zyrtar për këtë.

Megjithatë Edi Rama është deklaruar si ministër kulture në qeverinë e re.

I takon kryeministrit Nano, që të bëjë ndryshimet në qeveri dhe të caktojë ministrat e rinj. Nëse ai nuk do të punojë me Arta Daden, padyshim që ka të drejtë të vendosë dikë tjetër në vend të saj.

Sipas kësaj, ju nuk gjeni argumente për ndryshimin e kokës së Ministrisë së kulturës.

Unë mund të them se kam punuar, por jo vetëm kaq. Ministria e Kulturës ka dalë nga paraliza, gjendje në të cilën unë e kam gjetur. Stafi i Ministrisë së Kulturës i ka realizuar, ose së paku i ka futur në rrugë të zgjidhjes të gjitha objektivat që i ka vënë vetes.

Konkretisht, ç’është bërë në favor të kulturës shqiptare?

Ministria ka përfunduar reformën institucionale, ka sjellë në krye të drejtorive dhe institucione kulturore njerëz të aftë, specialistë, janë zhvilluar veprimtari madhore, mbi të gjitha kemi realizuar një marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Kulturës së Kosovës gjithmonë me idenë se kultura është pasuri kombëtare dhe jo qeveritare.

Po motivi për largimin tuaj, sipas të cilit, nuk keni çuar shumë projekt vendime në këshillin e ministrave, nuk ju duket i mjaftueshëm?

Ky është vetëm një pretekst. Nuk mund të bazohet atje puna e një ministri. Ne kemi në dorë ligjin për kinemanë, rininë, tetarin, bibliotekat, por fakti që ato ende nuk janë gati janë pasojë edhe e situatës financiare. Por gjithsesi më të rëndësishme dhe më të qenësishme janë projektet që kanë avancuar për Butrintin (janë thithur për të 300 mijë dollarë nga organizma ndërkombëtarë) për Kalanë e Krujës, për të cilën shumë shpejt do të fillojnë punimet.

A keni pasur ju më parë probleme, apo përplasje lidhur me pretendimet për mos funksionimin mirë në punën e Ministrisë?

Mund të them se asnjëherë nuk jam thirrur në interpelancë. Për këtë rast ka dy argumente: E para kultura është shumë e parëndësishme në raport me shumë probleme të tjera të qeverisë dhe asaj ende nuk i ka ardhur koha dhe e dyta, punët në ministri të kulturës kanë shkuar mirë. Të dyja variantet po t’i marrësh në konsideratë nuk të çojnë në konkluzionin se duhet larguar ministrja e kulturës. Mendoj se Ministria e Kulturës nuk ka përbërë ndonjë problem që të ndikonte në defektet e qeverisjes.

A mund të bëni një lloj paralelizmi gjendjen në ministri, mes fillimit të punës suaj dhe fillimit që i takon ministrit të ri?

Janë dy momente që janë shumë larg nga njëri tjetri. Jo në kohë, por përsa i përket situatës në të cilën ndodhet ministria. Kur kam ardhur unë kultura ishte e paralizuar. Në poste drejtuese kishte njerëz të paaftë, struktura të fryra, kishte shumë probleme me ndërmarrje të përbashkëta. Tashmë shumë prej problemeve janë zgjidhur, të tjera janë në zgjidhje e sipër.

Sipas kësaj, ministri i ri do ta këtë më të lehtë?

Ministri i ri, nëse do të ndodhë që do të vijë një ministër i ri, do të gjejë terrenin gati. Unë i uroj që të çojë përpara punën që stafi i ministrisë së kulturës ka bërë deri tani, punë e cila, pse jo është e lavdërueshme.

Asgjë që nuk shkonte në ministrinë e kulturës?

Edhe paratë në dispozicion kanë qenë rrjedhojë e një situate financiare të vështirë që kalonte i gjithë vendi. AR.MA

Marrë nga Liberale.al. 

Tags: Laert Miraku

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit

19/04/2023
25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët

17/04/2023
25 VITE MË PARË/ Hetime në Presidencë, çfarë urdhrash ka dhënë ish kreu i shtetit, Berisha?
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Hetime në Presidencë, çfarë urdhrash ka dhënë ish kreu i shtetit, Berisha?

16/04/2023
Next Post
25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit

25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In